Partizani është kualifikuar në turin e dytë kualifikues të Conference League-s. Pas barazimit 1-1 në “Elbasan Arena”, kryeqytetasit kanë mposhtur maltezët në transfertë me rezultatin 1-2. Pjesa e parë përfundoi me rrjeta të paprekura, ndërsa e dyta filloi me një gol të Marsaxlokk-ut. Messias-i ndëshkoi Partizanin me një gol nga distanca, por kundërpërgjigja erdhi vetëm 2 minuta më vonë.
Ishte Tedi Cara ai që ktheu sërish baraspeshën me golin e shënuar në minutën e 48. Kur ndeshja po shkonte drejt shtesave, Albers Keko i dha kualifikimin të kuqve. Sulmuesi i Partizanit e dërgoi topin në rrjetë në minutën e 93-të. Skuadra shqiptare përmbysi kështu ndeshjen në shifrat 1-2, duke kaluar kështu me sukses në raundin e dytë të Conference League-s./Halit Delibashi-Sport Ekspres/