Spanja është duke u përballur me Italinë në ndeshjen e dytë të fazës së grupeve. Ndeshja që po zhvillohet në Gelsenkirshen është në baraspeshë 0-0. Por përtej rezultatit, një lajm i mirë vjen për Kombëtaren shqiptare nga kjo sfidë.
Rodri është ndëshkuar me karton të verdhë, i cili është i dyti në këtë turne për mesfushorin. Kështu, lojtari më i rëndësishëm i spanjollëve do të humbasë duelin me Shqipërinë, që do të zhvillohet në Dyzeldorf më 24 qershor, duke nisur nga ora 21:00./Halit Delibashi-Sport Ekspres/