Reali i Madridit ka hedhur një hap fals mbrëmjen e sotme. “Los blancos” janë mposhtur me shifrat 2-1 në transfertën kundër Real Betisit. Diazi shënoi i pari në minutën e 10, por në të 34-tën Kardozoja barazoi shifrat për vendasit.
Më pas ishte një ish ai që shënoi golin e përmbysjes. Isko tundi rrjetën nga pika e bardhë e penalltisë në minutën e 53-të, duke mposhtur kështu ish-skuadrën e tij. Tashmë Barcelona ka mundësinë të shkëputet me 3 pikë në krye të tabelës në rast se fiton mbrëmjen e nesërme./Sport Ekspres/