Një ëndërr e bërë realitet. Shqipëria ka shkruajtur sot historinë, teksa për herë të parë ka siguruar një vend për në fazën “play off” të Kupës së Botës 2026. Misioni në Andorra është përmbushur me sukses. Kuqezinjve i ka mjaftuar goli i Asllanit në minutën e 67 për të mposhtur Andorrën me rezultatin minimal 0-1.
Tre pikë të vyera për Kombëtaren e tonë, e cila falë edhe fitores së Anglisë kundër Serbisë, ka siguruar matematikisht vendin e 2-të në grupin K. Tashmë ndeshja e së dielës kundër “tre luanëve” do të jetë një festë e madhe në “Air Albania”, pasi objektivi është arritur me sukses nga të dyja skuadrat./Sport Ekspres/