Shqipëria luan sot ndeshjen vendimtare për kualifikimin në “play off” të Kupës së Botës. Kuqezinjtë do të përballen me Andorrën duke nisur nga ora 20:45. Fitorja është rezultati i vetëm që i nevojitet ekipit tonë kombëtar, që sot mund të shkruajë historinë.
Silvinjo ka zgjedhur 11 lojtarët me të cilët do të kërkojë të marrë 3 pikët. Trajneri brazilian ka zgjedhur shpejtësi dhe teknikë në sulm, teksa ka zgjedhur Brojën dhe Hoxhën nga minuta e parë. Ndërkohë në majën e sulmit do të luajë Broja./Sport Ekspres/
