E FUNDIT/ Superiorja ka finalistin e saj të parë, Partizani është vetëm një ndeshje larg titullit kampion

“Abissnet Superiore” ka njohur sot finalistin e parë të “final four”-it. Partizani ka dalë triumfues mbrëmjen e sotme në “Air Albania”. Të kuqtë kanë mposhtur minimalisht me rezultatin 1-0 Skënderbeun në gjysmëfinale.

Kryeqytetasit e nisën me më tepër këmbëngulje sfidën, por nuk arritën të gjenin dot golin në pjesën e parë të takimit. Atë që nuk e arritën dot në fraksionin e parë të lojës, e bënë në minutat e para të pjesës së dytë. Rrapaj shmangu me lehtësi tre lojtarë kundërshtarë në minutën e 48 të takimit dhe më pas shërbeu për Bintsukanë. Ky i fundit e dërgoi topin me kokë në rrjetë dhe vulosi fitoren e Partizanit. Të kuqtë janë tashmë vetëm një ndeshje larg fitimit për të dytin vit radhazi të titullit kampion./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Posts from the soccer
community on Reddit