Kryeqyteti është bardheblu. Derbi ka shndërruar Tiranën. Bardheblutë kanë shkëlqyer mbrëmjen e sotme, duke mposhtur me rezultatin 3-0 Partizanin. Ekipi më i titulluar në shqipëri gjeti fillimisht rrugën e rrjetës me anë të Zharmunit. Ky i fundit tundi rrjetën në minutën e 19 dhe më pas në të 41-tën dyfishoi shifrat nga pika e bardhë e penalltisë.
Pikërisht nga 11 metrat do të vinte edhe goli i tretë i ndeshjes. Por këtë herë autori i golit ishte Ernesti. Tirana mori kështu tre pikë mjaft të rëndësishme, duke dhënë sinjale pozitive për mbijetesën. Bardheblutë tashmë i ndan vetëm një pikë qendrimi në “Abissnet Superiore” edhe në sezonin e ardhshëm.
Ndërkohë, humbja e sotme vë në rrezik vendin e 4-t për Partizanin. Elbasani qendron pas tyre me vetëm 1 pikë diferencë dhe gati për t’i rrëmbyer pozicionin në renditje./Sport Ekspres/