Topi i Artë shkon në duart e Osman Dembelesë. Sulmuesi francez ka fituar garën me Lamin Jamalin për trofeun më të lakmuar për një futbollist. Dembeleja la pas një sezon të shkëlqyer, duke qenë pikë kyçe në suksesin e PSG-së.
Lojtari arriti të fitonte Ligën e Kampionëve, titullin kampion në Ligën 1 dhe Kupën e Francës, si dhe arriti deri në finale të Kupës së Botës për klube. Kjo është hera e parë që Dembeleja merr në duart e tin Topin e Artë, i cili padyshim që shënjon majën në karrierën e tij./Sport Ekspres/