Tirana vendosi pak ditë më parë të shkarkonte trajnerin Shkëmbi. Për shkak të rezultateve të dobëta u vendos se zgjidhja më e mirë ishte ndarja e rrugëve. Ndërkohë bardheblutë kanë zyrtarizuar Gugash Maganin si trajnerin e ri, një zgjedhje që ka lumturuar tifozët e Tiranës.
“Gugash Magani është trajneri i ri i KF Tirana. Klubi i Futbollit Tirana emëron në krye të pankinës bardheblu trajnerin Gugash Magani.
Magani ka qenë edhe më parë në krye të Tiranës në rolin e trajnerit dhe është njohës i mirë i kampit bardh’e blu. Ai sëbashku me Zv. trajnerin Klodian Dervishi kanë marrë nën drejtim skuadrën në seancën stërvitore të ditës së sotme”, shkruhet në reagimin e Tiranës. /Sport Ekspres/