“E kam pritur këtë çast për një kohë të gjatë”, Kilian Mbape: Çfarë lumturie të luaj me këtë fanellë

Kilian Mbape ka debutuar me gol në ndeshjen e parë zyrtare me fanellën e Realit të Madridit. Sulmuesi francez dha ndihmën e tij për të fituar Super Kupën e UEFA-s. Pas ndeshje, Mbape ka folur për mediat, ku ka shfaqur hapur lumturinë që i shkaktoi të luajturit me një klub si Reali i Madridit.

“Ishte e mrekullueshme. E kam pritur këtë moment për një kohë të gjatë. Të luaj me këtë fanellë, me këtë stemë, për këta tifozë… Jam shumë i lumtur. Goli është i rëndësishëm, sepse unë jam një sulmues, por me të vërtetë doja të luaja për të fituar si ekip. Kemi më të mirët në të gjitha pozicionet, duhet të përmirësohemi. Unë jam i pari që do të përmirësohem.

50 gola këtë sezon? Ne jemi Real Madridi. Nuk ka rëndësi të shënoj apo jo 50. Nëse mund të shënoj 50… atëherë do të ishin mirë 50. Ne duhet të fitojmë. Ne gjithmonë duam më shumë”, ka deklaruar Kilian Mbapeja./Halit Delibashi-Sport Ekspres/