Interi është kualifikuar në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve. Zikaltrit eleminuan Bajernin e Mynihut dhe përballë do të kenë një tjetër gjigant të futbollit europian. Bëhet fjalë për Barcelonën, e cila po përjeton një sezon të jashtëzakonshëm në drejtimin e Hansi Flikut. Por Marko Materaci i sheh katalanasit si më pak të frikshëm se sa Bajerni i Mynihut. Në një bashkëbisedim me Kasanon, ish-futbollisti i zikaltërve ka deklaruar se ekipi gjerman ishte më i kompletuar se sa Barcelona për t’i hapur probleme Interit.
“E kam thënë më përpara dhe do ta them sërish: Bajerni më frikësonte më shumë se sa Barcelona. Barça shënon nga 4 gola për ndeshje, janë të rinj dhe i respejtoj, por e pashë Bajernin si një skuadër në mirë të pajisur për t’i shkaktuar probleme Interit. Pjekuria e Interit do ta ndihmojë Inzagin”, është shprehur Marko Materaci./Sport Ekspres/