Fisnik Asllani ka qenë një nga lojtarët më të spikatur në Gjermani. Pas sezonit fantastik në Bundesliga 2, tashmë sulmuesi shqiptar po vazhdon ecurinë e tij pozitive edhe në elitën e futbollit gjerman. Emri i tij është lakuar së tepërmi sa i përket zërave të merkatos, teksa dy gjigantë të futbollit botëror si Barcelona dhe Bajerni i Mynihut kanë shprehur interes për shërbimet e tij.
Gazetari Ekrem Konur ka raportuar së fundmi se Bajerni synon të marrë hapa konkretë Asllanin. Megjithatë për të siguruar kartonin e tij fillimisht klubet duhet të “shkundin xhepat”. Sipas gazetarit në fjalë Hofenhajmi ka përcaktuar çmimin e Fisnik Asllanit, që kap shifrën e 50 milionë eurove. Ndërkohë interesim për sulmuesin e Kosovës kanë shfaqur edhe dy klube të Premier Ligës. Me merkaton që po afron mbetet të shihet se cila do të jetë e ardhmja e karrierës së Asllanit./Sport Ekspres/