“E kisha ëndërr ta bëja një koncert në Loro Borici”! Largoi Vllazninë nga Shkodra, Bujar Qamili i mërzitur: Njoftova 5000 veta me mesazhe 

Një përplasje e madhe ishte ajo që ndodhi në Shkodër mes klubit Vllaznia dhe Bashkisë Shkodër. Gjithcka ndodhi për një koncert të Bujar Qamilit, por edhe koncerteve të tjera që do të pasonin në të ardhmen. Klubi i Vllaznisë e dërgoi këtë çështje deri në UEFA dhe të gjitha organet kompetente, duke kërkuar që gjëra të tilla mos të ndodhin pasi dëmtojnë fushën dhe e largojnë Vllazninë nga Loro Borici. 

Në fund është njoftuar anulimi i koncertit dhe zhvendosja e ndeshjes së parë të Vllaznisë në Europë, jashtë Loro Boricit. Ndërkohë vetë këngëtari, Bujar Qamili, nuk e fshehu mërzitjen e tij për këtë anulim koncerti në stadium, por që do të bëhet pranë Bashkisë. I ftuar në Shqipëria Live, Bujar Qamili tha: 

“Alban Xhaferin e kam mik shumë të mirë, por ma anuloi koncertin. E kisha ëndërr të bëja një koncert të madh në Loro Borici, e kisha ëndërr, iku tani, nuk bëhet më. Më vjen keq se njoftova 5000 veta me mesazhe që të vinin. Falenderoj pafund Benet Becin, Zoti ia shpërbleft gjithcka atij se ishte i gatshëm për mua. Koncerti do të ishte falas, me shpenzimet e mia dhe të Bashkisë, nuk do të fitoja gjë nga Bashkia, e bëja për qefin tim. Por nuk donin që unë të mbaja koncert në Loro Borici, jam tifoz i Vllaznisë dhe gjithmonë do të jem, edhe pas kësaj”, tha Bujar Qamili. /Sport Ekspres/