Teuta është befasia e këtij sezoni në Superiore! Ilir Alliu, i ftuar në emisionin “Mega Sport” që transmetohet në “A2 CNN”, ishte i sigurt në fjalën e tij se durrsakët kanë të gjitha elementet e nevojshme për t’u quajtur befasia e këtij viti. Një deklaratë e ardhur jo vetëm në këtë moment, por edhe në nisjen e sezonit për shkak të merkatos që kanë bërë te Teuta, në emrat e lojtarëve dhe në pankinë me trajnerin Dobi.
“Në fillim të kampionatit kam thënë këtu se Teuta do të jetë surpriza e madhe, jo për titullin, por se do të kenë shumë problem ekipet e tjera të merren me të. Kjo për shkak të mënyrës së organizimit, të cilësisë së lojtarëve që kanë mbledhur dhe ai trajner që ka, është metodist. Shikoni pak se me cfarë mënyre ka ardhur Teuta këtu ku është. Ke Elbasanin që kap vendin e parë, pastaj shkon në vend të gjashtë.
Teuta ka shkuar gradualisht, me llogjikë sportive. Problemi i Vllaznisë është vetëm një, që shkëputja me diferencë nuk e siguron, në fund pikët do të përgjysmohen. Ndërsa për Dinamon ka ende shumë kohë kampionati, unë i qëndroj llogjikës që është më mirë që pikët të merren gradualisht pasi aty ekipi merr besimin”, tha Alliu. /Sport Ekspres/