E konfirmon klubi ukrainas, Zabërgja merr ftesën për ndeshjet e shtatorit

Karriera po ecën në rrugën e duhur për Baton Zabërgjën, i cili po shijon sukseset që po i sjell futbolli. Pas arritjes historike me Dinamon, talenti 24-vjeçar nënshkroi me Metalistin në Ukrainë. Por, si buzëqeshjet nuk mbarojnë këtu për Zabërgjën. Ish-lojtari i Dinamos ka marrë ftesën e përfaqësueses së Kosovës. Klubi Metalist 1925, një ditë pas zyrtarizimit të transferimit, ka njoftuar se futbollisti do të jetë në listën e dardanëve për dy sfidat e muajit shtator.

Paraqitjet e tij kanë rënë në sytë e trajnerit Foda, i cili ka zgjedhur ta ketë në dispozicion për duelet e kualifikueseve për Kupën e Botës 2026. Kosova do të nisë fushatën kualifikuese më 5 shtator kundër Zvicrës në transfertë, ndërsa më 8 shtator do të presë Suedinë në “Fadil Vokrri”./Sport Ekspres/