E kritikoi pas ndeshjes, trajneri ironizon Shaqirin: Paska filluar diplomën për trajner

Bazeli nuk mundi të merrte më tepër se sa një barazim në shtëpi kundër Kopenhagenit. Shaqiri shënoi për zviceranët që në minutën 15, por miqtë arritën të barazonin në fund të pjesës së parë. Situata u përkeqësua më shumë për Bazelin kur loja po shkonte drejt minutave të fundit, teksa Axhetei mori kartonin e dytë të verdhë. Një episod ky për të cilin Shaqiri ka kritikuar trajnerin e tij.

Fubollisti shqiptar ka thënë pas ndeshjes se: “nëse një lojtar ka një karton të verdhë herët gjatë ndeshjes, kjo e rrit mundësinë për të dalë me karton të kuq. Duhet të mësojmë prej kësaj dhe ndoshta herën tjetër do ta kryjmë zëvendësimin më herë”.

Nuk ka munguar edhe përgjigja e trajnerit të tij, i cili nuk e ka kursyer ironinë për Shaqirin. “Pashë që Shaqiri paska filluar gjithashtu diplomën për trajner. Por është ende në fillim të karrierës së trajningut. Ka ende shumë për të mësuar”, është shprehur ndër të tjera Ludovik Manjini./Sport Ekspres/