Shumë diskutime dhe shpresë ka mbi Armando Brojën, nëse do të jetë ai njeriu që do të na marrë mbi shpatulla në ndeshjen kundër Serbisë. I ftuar në Max Sport, që transmetohet në “Euro News Albania”, ish-futbollisti i Kombëtares, Ilir Alliu, ka dhënë mendimet e tij se përse Armando Broja është i padiskutueshëm si titullar kundër Serbisë.
“Broja në stol ndaj Serbisë? Vetëm po të ketë rrjedhur fare Silvinjo. Ka futbollist që në një ndeshje futbolli, i mjafton edhe prezenca. Mjafton vetëm të rrinë në fushë sepse kanë ndikim të madh te lojtarët. Qënia e Brojës, përvec se fut në panik kundërshtarët për aftësitë dhe karakteristikave të tij, pra në vend që të markojnë me 1 lojtarë do ta markojnë me 2, nuk i lë të qetë dhe nuk i lë serbët të shkojnë përpara sepse Broja ka shpejtësi. Dhe nga shpejtësia e dikujt, njeriu është i detyruar që të ruhet mbrapa. Broja mund të mos shkojë asnjëherë në sulm, por frika e tyre do t’i bëjë serbët që të qëndrojnë me frikë deri në fund. Ndërsa me një sulmues tjetër, Serbia hidhet e gjitha para”, tha Alliu. /Sport Ekspres/