“E lehtë të jesh analist”, trajneri Junajtedit thumbon Runin: Jo më kot trajnoj Mançesterin që 40 vjeç

Mançester Junajtedi është eleminuar nga Kupa FA mbrëmjen e sotme. Lojtarët e Fulhemit u treguan më të saktë nga pika e bardhë e penalltive, duke siguruar kështu kualifikimin. Ruben Amorim është paraqitur përpara mediave, ku i është kundërpërgjigjur edhe deklaratës së Uejn Runit. Ky i fundit u shpreh se e sheh si naiv Amorimin për shkak të deklaratës së këtij të fundit se objektivi i Junajtedit është titulli kampion.  Trajneri portugez ka thumbuar Runin, duke u shprehur se ne rolin e analistit është e lehtë të flasësh.

“Ai është objektivi. Naiv do të thotë që ta bësh këtë sezon ose të jesh pretendenti më i mirë në sezonin e ardhshëm. E di që në këtë moment çdokush di gjithçka. Isha vetë një analist kur mbarova karrierën, e di që është e lehtë. Objektivi jonë është që të fitojmë Ligën Premier. Ndoshta jo me mua, por objektivi jonë si klub, si dtejtues, është që të fitojmë Ligën Premier si në të shkuarën e lavdishme dhe me legjendat e këtij klubi. E di që duhet të bëjmë më mirë dhe që jemi në një moment të vështirë. Nuk jam naiv, prandaj jam këtu, duke trajnuar 40 vjeç Mançester Junajtedin./Sport Ekspres/