Ditët e fundit ka pasur shumë ndryshime trajnerësh në klubet evropiane. Xavi Hernandez u shkarkua te Barcelona dhe Pochettino u shkarkua te Chelsea. Menjëherë nisën spekulimet për emrat e trajnerëve të rinj dhe Chelsea duket se ka marrë masa.
Në rrjetet sociale u shfaq lajmi se Xavi Hernandez është një nga dëshirat e kreut të klubit londinez. Natyrisht që shumë emra po spekulohen dhe Xavi është një emër i ri në atë serial dhe sa real është opsioni do ta kuptojmë në ditët në vijim. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/