Igli Tare është drejtori sportiv më i ri i Milanit. Firma është hedhur sot në orën 13:00, ndërsa Tare ka firmosur për 2 sezone dhe me të drejtë rinovimi edhe për një sezon tjetër. Ndërkohë përfitimi i tij do të jetë rreth 1 milionë euro neto në sezon. Në mediat italiane ka folur edhe Etrit Berisha, që ka vlerësuar goditjet nën kosto që ka bërë Igli Tare te Lacio. Në fakt, vetë Berisha ka qenë një prej tyre teksa Tare e mori nga Kalmari në Suedi, një vend që njihet më shumë për peshkim sesa për futboll dhe e dërgoi menjëherë në Serinë A.
“Ata e dinë mirë se Tare është goditje e duhur për shkak të lëvizjeve që bëri në treg, vecanërisht për goditjet me kosto të ulët, por gjëja më të vërtetë e rëndësishme që duhet të përmend është se Tare jeton me ekipin. Ka personalitet, nëse dikush nga lojtarët nuk po performon në nivelin e pritur, nuk kishte frikë t’i tregonte sesi janë gjërat. Pastaj ka forcën dhe aftësinë për të ndjekur rrugën e zgjedhur, së bashku me motivimin dhe fjalët e duhura për një lojtar veteran dhe për të dhënë një lojtar të ri, që i shërben ekipit”, tha Berisha. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/