Lacio do të sfidojë Milanin mbrëmjen e nesërme, duke nisur nga ora 20:45. Elseid Hysaj është paraqitur përpara gazetarëve në prag të këtij takimi, për të shuar kureshtjen e tyre. Mbrojtësi shqiptar është shprehur se ndeshje të kësaj natyre i ëndërron që në fëmijëri, ndërsa shton se Lacio duhet të luajë në të njëjtën mënyrë si ndaj Bajernit të Mynihut për të marrë tre pikët në “Olimpiko”.
“Ndeshje që ëndërron ta përjetosh që kur je një fëmijë. Do të jetë një ndeshje e bukur. Kemi mundësinë të bëjmë mirë kundër një skuadreje të madhe si Milani. Duhet të kërkojmë të bëjmë më shumë, sepse e meritojmë ne, qyteti dhe tifozët.
(Për të mundur Milanin) Nevojitet e njëjta Lacio që u pa kundër Bajernit të Mynihut. Pra në rrugën e duhur, e aftë për të përballuar dhe më pas për të kapërcyer momentet e ndryshme të vështirësisë që do të lindin gjatë ndeshjes.
300 paraqitjet do të jenë një arritje e madhe e mirë për karrierën time. Padyshim që shpresoj të bëj më shumë dhe të përmirësohem çdo ditë. Fillova të luaja futboll me miqtë e mi dhe arrita në Serinë A. E njoh trajnerin prej kohësh. Shpresoj që ai të të qendrojmë në krye të Lacios për shumë vite të tjera dhe unë të jep me të, padyshim”, ka deklaruar Elseid Hysaj./Halit Delibashi-Sport Ekspres/