Ylber Ramadani është kthyer në një çështje te Leçja. Mesfushori shqiptar lëshoi ofendime në drejtim të trajnerit në çastin e zëvendësimit, duke shfaqur hapur pakënaqësinë e tij. Në intervistën e dhënë për “Sky Sports” pas ndeshjes kundër Parmës, trajneri e ka quajtur si të pashpjegueshme mungesën e respektit që Ramadani tregoi ndaj shokut të tij të skuadrës që ishte gati të hynte në fushë.
“Në fushë, në një ndeshje plot me episode, ka çaste kur kthjelltësia të mungon. Nuk e prisja nga Zhilberti. Ndodhi një debat, por ai bëri një gabim idiot. Ramadanin e largova seose kishte shumë tension. Por mungesa e tij e respektit kundrejt shokut të tij të skuadrës, i cili donte të futej në fushë, është e pashpjegueshme”, ka deklaruar Luka Goti./Halit Delibashi-Sport Ekspres/