“E pa gjithë bota, një ndërhyrje e shëmtuar”, Ançeloti kritikon arbitrat pas humbjes: Duhej dhënë karton i kuq

Reali i Madridit pësoi një humbje të papritur nga Espanjoli. Kryesuesit e La Ligës u mposhtën minimalisht 1-0 në transfertë, duke i dhënë mundësinë kundërshtarëve që t’i afrohen në renditje. Karlo Ançeloti nuk i ka kursyer kritikat për arbitrimin. Trajneri italian ka thënë në konferencë për shtyp se ndërhyrja që iu krye Kilian Mbapesë meritonte karton të kuq për shkak të rrezikshmërisë së saj.

“Ishte që faull që e pa gjithë bota. Duhet mbrojtur lojtari. Një faull i pastër. Një ndërhyrje e shumë e shëmtuar që rrezikonte dëmtimin. Fatmirësisht nuk ndodhi gjë, por rrezikonte dëmtimin. VAR-i gjithashtu është edhe për këtë punë. Ne na duket e pashpjegueshme që nuk kanë dhënë karton të kuq”, ka deklaruar Karlo Ançeloti./Sport Ekspres/