Një mbrëmje e keqe kjo e sotmja për Armando Brojën! Sulmuesi shqiptar arriti të fitonte vendin e titullarit te Burnley pasi arriti të shënonte kundër Burnmouth me kokë, duke mposhtur portierin serb, Petrovic. Më pas kundër Neëcastle, Broja dhuroi asist dhe do të nxirrte ndeshjen më të mirë të këtij sezoni në Premier League.
Pas këtyre dy takimeve të mira të zhvilluara, Broja e blindoi për disa kohë vendin e titullarit. Si një sulmues me karakteristika shumë të mira, Parker po i besonte Brojës pavarësisht se nuk po shënonte. Kjo edhe për shkak se rastet nuk ishin të shumta për të, shpeshherë nuk i krijohej asnjë mundësi. Por për shkak të fizikut që Broja zotëron, shpesh sakrifikohej duke mbajtur në alarm mbrojtjen kundërshtare.
Dhe si për çudi në ndeshjen Burnley-Totenham, Armando Broja ka humbur 3 raste të pastra goli. Rasti i parë i artë ishte në minutën e 47 kur sulmuesi shqiptar mori një pasim fantastik nga Antony. Pasi e kërkoi topin në korridorin bosh, Broja u gjend para portierit, por në një kënd paksa më të vështirë.
Nëse do të godiste menjëherë, me siguri që topi do të shkonte në rrjetë. Sulmuesi shqiptar humbi një sekondë kohë duke parë fillimisht portën dhe më pas goditi, por mbrojtësi i Totenhem u shtri duke devijuar topin, që nuk mbërriti as në portë. Më pas rasti fatal i humbur nga Broja ishte në minutën e 60 kur pasi shpërtheu nga krahu, u gjend tek për tek me portierin kundërshtar.
Këtë herë Broja gaboi akoma më rëndë duke tentuar që topi të përfundonte mes këmbëve të portierit të Totenhemit. Deri diku ia arriti qëllimit, por duke humbur më pas forcën, pasi nuk arriti dot në portë dhe u prit nga portieri. Gjashtë minuta më vonë Edëards dha një tjetër pasim të bukur për Brojën që e nxirrte afër portës, por sërish shqiptari gaboi tërësisht duke u rrëzuar në zonë.
Tre raste të mira të shpërdoruara brenda një ndeshje dhe në fund trajneri i Burnley e nxori nga fusha për të aktivizuar Foster. Vetëm pak minuta nga hyrja, Foster shënoi golin e avantazhit për Burnley 2-1, por Romero shënoi në fund për të barazuar në 2-2. Tifozët e Burnley kanë shpërthyer menjëherë në Tëitter për Armando Brojën duke e quajtur si sulmuesin më të keq që kanë parë ndonjëherë në Premier League dhe duke mos kuptuar vendimin e Parker dhe të klubit për të marrë këtë lojtar. Tre raste të humbura në një moment kulminant të sezonit pasi Burnley rrezikon seriozisht rrëzimin në Championship dhe fitorja sot ishte detyrim. Ndërkohë pas këtij golit të Foster dhe humbjeve të rasteve të pastra nga Broja, e sigurt është se shqiptari tani do t’i kthehet sërish stolit edhe për disa javë të tjera, derisa një tjetër situatë t’i vijë për ta ndryshuar atë. /Sport Ekspres/