E pabesueshme/ Chelsea mori në shtëpi një kopje të trofeut të Botërorit të klubeve, origjinalin e mori…Donald Trump

Besojeni ose jo, Chelsea nuk e mori në shtëpi trofeun origjinal të Kupës së Botës për Klube, edhe pse ata mposhtën bindshëm PSG-në 3-0 në finalen e madhe. Në vend të kësaj, trofeu që Reece James dhe shokët e tij të ekipit ngritën triumfalisht mbi kokat e tyre ishte një kopje.
Arsyeja për këtë është mjaft e çuditshme, presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, është përsëri në qendër të historisë. Kapiteni i ekipit Reece James ishte dukshëm i hutuar ndërsa shikonte Trumpin të shijonte triumfin e një klubi me të cilin nuk ka lidhje zyrtare. Ai i kërkoi Trump që të largohej, por Trump qëndroi aty.

Megjithatë, “bomba” e vërtetë shpërtheu vetëm më vonë kur Trump zbuloi se e kishte mbajtur trofeun origjinal në Zyrën Ovale të Shtëpisë së Bardhë. Duke folur për DAZN, Trump tha se trofeu në fakt ishte sjellë nga Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, gjatë një vizite në Shtëpinë e Bardhë në mars.
Infantino më pas ia paraqiti trofeun Trumpit dhe, kur më vonë e kontaktoi për ta marrë, mori një përgjigje të papritur. “Ai më tha: ‘E di që nuk do ta marrim kurrë. Mund të qëndrojë në Zyrën Ovale përgjithmonë. Po ndërtojmë një të ri’”, tregoi Trump.

FIFA bëri një trofe të ri dhe Chelsea në fund mori vetëm një kopje të tij. “Kjo ishte emocionuese. Dhe tani origjinali është këtu, në Zyrën Ovale”, tha Trump, qartësisht krenar për “koleksionin” e tij.
Trofeu që ai mbajti ishte prodhuar nga dyqani i famshëm i bizhuterive Tiffany & Co, dhe vlera e tij vlerësohet në rreth 230,000 dollarë amerikanë. Është interesante që Chelsea ende nuk ka marrë ndonjë reagim zyrtar për këtë situatë, megjithëse spekulohet se ka pakënaqësi të madhe brenda klubit. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/