Neymar është përfshirë në një tjetër polemikë. Futbollisti i Al-Hilal akuzohet për punësimin e paligjshëm nga ish-shërbyesja e tij, sipas asaj që shkruan gazeta franceze “Le Parisien”. Gjithçka ndodhi teksa ky lojtar luante për PSG-në.
Shërbyesja ka deklaruar se ka punuar ilegalisht në shtëpinë e Neymar si shërbyese, shtatë ditë në javë mes janarit 2021 dhe tetorit 2022. Sipas shërbyeses, jashtë orarit nuk paguhej dhe ishte e detyruar që të punonte deri në 15 ditë para lindjes së parakohshme të fëmijës së saj të katërt. Për shkak se ndodhej ilegalisht në Francë dhe nuk kishte dokumente, lindja nuk ishte e monitoruar nga ana e mjekësore. Ajo punonte me një pagë të mjerueshme prej 15 eurosh në ditë dhe rrogën e merrte natën në fshehtësi të rreptë. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/