E pabesueshme/ Nuk bën as për sulmues të dytë! Trajneri i Fulham tallet me Armando Brojën, e heq nga ekipi: Ishte e vështirë…

Në kufijtë e së pabesueshmes, por tani gjithë përplasja mes Armando Brojës dhe trajneri të Fulham ka dalë në sipërfaqe. Sot në ndeshjen kundër Totenhem, plotësohen 10 ndeshjet e mbetura ku nëse Broja nuk do e niste si titullar, Fulham do të dërgonte 4 milionë eurot te Chelsea.

Jo vetëm që kjo nuk ndodhi, por trajneri Silva e përjashtoi fare sulmuesin nga ekipi për ndeshjen me Totenhem. Duket qartë se tekniku ka vendosur të mos flas për arsyen e përplasjes, por të hakmerhet dhe t’ia shërbejë Brojës gjithçka në pjatë të ftohtë.

“Është vetëm një vendim teknik lënia e Brojës jashtë, asgjë më shumë. Muniz duhej të ishte titullar dhe kemi një sulmues tjetër në stol, Jiminez. Na duhej një sulmues i dytë dhe zgjodhim Jimenez para Brojës. Ishte një vendim vërtet shumë i vështirë, nuk kam dyshime rreth kësaj”, tha Silva. /Sport Ekspres/