“E pabesueshme, po ndodh në çdo ndeshje”, Fliku ankohet për arbitrimin: Na u mohua një penallti e pastër

Hansi Flik nuk i ka fshehur pakënaqësitë e tij me nivelin e arbitrimit në La Liga. Gjermani është pyetur në lidhje me këtë çështje në konferencën për shtyp të organizuar në prag të sfidës kundër Benfikës, e vlefshme për Ligën e Kampionëve. Fliku ka deklaruar se në ndeshjen kundër Betisit iu mohua një penallti e pastër ndaj Kundesë. Gjithashtu, ai pretendon se gabime të tilla nga arbitrat po ndodhin në çdo takim.

“Vendimet polemizuese në La Liga? Kjo gjë ndodh në çdo ndeshje. Është e pabesueshme! Nuk të nevojitet VAR-i për të konfirmuar ato episode. Faulli ndaj Kundesë ishte një penallti e pastër. Por çfarë mund të them?”, është shprehur Hansi Fliku./Sport Ekspres/