“E pabesueshme që ndodh në shekullin e 21-të”, akuza e Kasijasit: Arbitrat punonin kundër Realit në “El Clasico”

Iker Kasijasi i është kthyer çështjes Negreira. Ish-portieri i Realit të Madridit ka zhvilluar një intervistë me Mateu Lahozin, ku e ka konsideruar të pabesueshme atë që i ka ndodhur “los blancos”-ve. Sipas tij, në “el klasikot” e shumta të luajtura kundër Barcelonës shumë arbitra kanë punuar kundër Realit të Madridit.

“Kam luajtur shumë ndeshje kundër Barcelonës dhe tani po mendoj që ka pasur shumë arbitra që na janë caktuar dhe që në fakt doli se po punonin kundër nesh. Është e pabesueshme që kjo ndodhi në shekullin e 21-të”, ka thënë Iker Kasijasi./Sport Ekspres/