Kampioni aktual i Italisë, Napoli, nuk po bën një sezon të mirë. Tashmë është thuajse e sigurt që kjo skuadër nuk do të arrijë që të mbrojë dot Skudeton. Humbja e fundit kundër Romës ishte një tjetër goditje e rëndë për Napolin.
Situata ka shkuar deri aty aq sa autobusi i ekipit është larguar nga stadiumi i Romë pa trajnerin Walter Mazzari. Dhe situata më interesante është fakti se askush nuk e vuri re. Më pas Mazzari u dësh që të përshkruante 230 kilometra, aq sa është distanca mes dy qyteteve, me taksi. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/