E papritur/ Armando Broja përjashtohet nga Everton? Sulmuesi shqiptar nuk gjendet sot as në stol 

Një tjetër lajm i papritur për lojtarët shqiptarë. Kur vjen fundi i kampionatit dhe po afron ndeshja e Shqipërisë me Serbinë, disa prej futbollistëve tonë janë zhdukur nga lista e ekipeve të tyre, teksa janë ende me valixhet në dorë. 

Tani ishte radha e Armando Brojës. Evertoni luan sot kundër Southamptonit dhe nëse të gjithë prisnin disa minuta për shqiptarin pasi rivali është i dobët dhe ka rënë nga kategoria, në fakt jo vetëm që nuk do të ndodhi, por për herë të parë Broja nuk gjendet as në stol. 

Ka dalë formacioni zyrtar i Evertoni dhe shihet se emri i Brojës mungon si në fushë ashtu edhe në stol. Në fakt nuk ka ende një lajm sa i përket një dëmtimi të mundshëm të futbollistit të Kombëtares, ndërsa ky largim duket të jetë një përgatitje për të ardhmen përfundimtare të Armandos. Duhet theksuar se nën drejtimin e Moyes, Broja luajti dy herë si titullar kundër Notingham dhe Man City, ndërsa në dy takimet e fundit, nuk mori asnjë minutë. /Sport Ekspres/