Një tjetër ekip italian është mundur nga një ekip i Holandës në Champions League. PSV ka arritur që të eliminojë Juventusin pasi fitoi 2-1 në kohën e rregullt dhe arriti të shënonte një tjetër gol, në shtesën e 30 minutave.
Menjëherë pas mbylljes së takimit, ish-lojtari i Juventusit, Di Canio, ka kritikuar Thiago Mottën. Di Canio i është referuar rastit kur trajneri i Juventusit kishte bërë gati dy ndërrime për t’i hedhur në fushë dhe teksa bardhezinjtë barazuan rezultatin, i rikthehu sërish në stol.
“PSV i dha Juventusit një leksion të pastër futbolli. Holandezët dominuan dhe e merituan fitoren, e merituan kualifikimin. Thiago Motta ishte shumë konfuz. Po bënte disa ndërrime, më pas ndryshoi mendjen pasi shënoi golin e barazimit. PSV mund t’i kishte shënuar 5 ose 6 gola Juventusit”, tha Di Canio. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/