E përmbysi Milanin me goditje standarte! Gjithçka e planifikuar, trajneri i Liverpul: Morëm 8 goditje këndi me Nottingham dhe nuk shënuam…

Liverpuli arriti që të fitojë kundër Milanit në shifrat 1-3. Dy golat e parë erdhën nga goditjet standarte, me anglezët që arritën të kthenin rezultatin falë këtyre momenteve. Asgjë nuk ishte rastësi, por e punuar, teksa trajneri Arne Slot u shpreh pas ndeshjes se mbërriti shpërblimi i një pune të bërë në stërvitje.

“Ishim pak të zhgënjyer me rezultatin e Notingham Forest. Kemi marrë 8 goditje këndi aty dhe nuk shënuam dot gol. E ndiemë se me atë punë të bërë, do të vinte shpërblimi”, tha Arne Slot. /Sport Ekspres/