“E pse ta kemi frikë Shqipërinë”? Ish-kapiteni i Polonisë: Nuk e imagjinoj dot që të mos fitojmë

Në Poloni kanë mbetur të kënaqur me rezultatin e goglave për fazën “play off” të Kupës së Botës. Ish-kapiteni i bardhekuqve është shprehur se mund ta imagjinojë dot eliminimin nga Shqipëria. Jaçek Baku mendon se Polonia nuk duhet të frikësohet nga kuqezinjtë e Silvinjos, pavarësisht se këta të fundit do të përpiqen t’i vendosin në vështirësi.

“A nuk duhet të fitojmë kundër Shqipërisë në shtëpi? Pa ekzagjerim. Pastaj kemi Suedinë ose Ukrainën… dhe mendoj se do të preferoja Suedinë. Ukrainën vetëm nëse ndeshja do të luhej në Poloni. Megjithatë, ia vlen të përmendet se nëse na duhet të shkojmë në Suedi, sigurisht që nuk do të jetë e lehtë. Suedezët do të duan të kompensojnë humbjen e tyre në finalen e ‘play-off’-it para kampionatit të mëparshëm.

Shqipëria? Pse duhet të kemi frikë? Ne luajtëm në kushte të barabarta me Holandën, por kemi frikë kundër Shqipërisë ose Suedisë? E kuptoj që kjo nuk do të jetë një ndeshje e lehtë. Nëse dikush pret një të tillë, duhet të korrigjohet menjëherë. Do të shtyjnë, do të luftojnë dhe do të na vendosin kushte të vështira, por nuk mund ta imagjinoj që të mos fitojmë. Shqipëria… të mos gënjejmë veten. Siç thotë Urbani, ne jemi favoritët dhe supozohet ta fitojmë këtë ndeshje”, thekson Jaçek Baku./Sport Ekspres/