Tiago Pinto nuk do të jetë më drejtori sportiv i Romës pas kësaj merkatoje dimërore. Si alternativë për pasardhësin e tij është përmendur edhe Igli Tare. Kalimi i tij te verdhekuqtë do të shihej si një tradhëti nga ana e Lacios, për faktin se Tare ka mbrojtur ngjyrat e tyre për 18 vite. I pyetur nëse do t’ia këshillonte drejtorin sportiv shqiptar Romës, presidenti i Lacios, Lotito, është përgjigjur:
“Unë nuk i këshilloj asgjë askujt. Është një person mjaft i mirë dhe një profesionist i madh. Mbeten ende dashuria dhe vlerësimi për të. Ai ndjeu se një cikël u mbyll. Bëri një zgjedhje autonome dhe unë e respektoj këtë”./Halit Delibashi-Sport Ekspres/