E pyesin se përse nuk e futi titullar, trajneri i Rubin Kazan flet për Marvin Cunin: Më falni, nuk është as Ronaldo dhe as Mesi

Marvin Cuni është transferuar dy ditë më parë te Rubin Kazani. Sulmuesi i Shqipërisë që kaloi nga Frosinone në Rusi, mori menjëherë minutat e tij kundër Krylvya. Cuni u aktivizua në minutën e 46 në humbjen 0-2 dhe bëri një paraqitje shumë positive.

Për këtë arsye gazetarët e kanë pyetur trajnerin e Rubinit se përse Marvin Cuni nuk u hodh si titullar në ndeshjen e djeshme. Përgjigja e tij ishte shumë e ashpër dhe direkte: “Një pyetje e mirë, erdhi para dy ditësh. Më falni, por nuk është as Ronaldo dhe as Mesi. Kërkon kohën e tij për t’u përshtatur me ekipin”, tha Rakhimov. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/