Antonio Kasano ka shpërthyer në kritika të forta kundrejt Rafael Leaos. Pavarësisht se ky i fundit zhvilloi një paraqite të shkëlqyer ndaj Interit dhe ndihmoi skuadrën të fitonte Superkupën e Italisë, Kasano nuk i ka kursyer fjalët negative për të. Ish-lojtari italian është shprehur në “Viva el futbol” se Leao është një lojtar fals që nuk di të luajë me skuadrën.
“Leao nuk ka b***. E them sot, pasi ai ka fituar dhe ka bërë një paraqitje të mirë. E di edhe vetë Konseisao që ai është një lojtar për 0-0. Është një lojtar fals. Është një lloj lojtari si Marsiali, as mish e as peshk. Sot bëri një paraqitje të mirë, por është një lojtar që nuk di të luajë me skuadrën, nuk di të bëjë pasimin e fundit, nuk e shikon portën. Do të kuptojë edhe Konseisao.
Sa i përket çështjes Fonseka, ai (Leao) duhet t’i thojë ‘faleminderit’ Fonsekës. Përballë Fonsekës duhet t’i vijë turp. Sidomos tani pas fitores, kur thotë që Konseisao i dha energji. Duhet të ketë b*** dhe të thojë atë që mendon, jo të flasë vetëm kur shkon në Kombëtare dhe tani. Do të jem gjithmonë në krahun e Fonsekës, një njeri i shkëlqyer dhe një trajner i shkëlqyer”, ka thanë Antonio Kasano./Sport Ekspres/