Kylian Mbappe më në fund ka marrë një vendim dhe ka vendosur të luajë për Real Madrid sezonin e ardhshëm sipas asaj që raporton Bild. Francezi do të largohet nga Parisi kur kontrata e tij aktuale të skadojë më 30 qershor, duke i dhënë fund një sage që ka zgjatur më shumë se dy vjet.
Florentino Perez bindi lojtarin e shumëdëshiruar i cili do të fitonte 70 milionë euro në vit për pesë sezone të kontratës. Kontrata zgjat deri në vitin 2029 dhe ish-lojtari i Monacos është gati të nënshkruajë në javët e ardhshme dhe kështu do të bëhet lojtari më i paguar i Los Blancos nga sezoni i ardhshëm.
Gazeta gjermane saktëson, megjithatë, se kërkesat e Mbappes janë të tepërta në krahasim me kufirin e pagave të vendosur nga Los Blancos dhe se kjo do të ishte pengesa e fundit për t’u kapërcyer. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/