Një lajm i trishtë për Spanjën dhe Barcelonën. “Furia e kuqe” ka siguruar pjesëmarrjen në Gjermani, por Gavi nuk do të jetë pjesë e Kombëtares së tij. Mesfushori 19-vjeçar ka pësuar një dëmtim të rëndë në përballjen e fundit me Gjeorgjinë.
Lojtari në fjalë ka këputur ligamentin e brendshëm krucial dhe ka dëmtuar meniskun e gjurit të tij. Një dëmtim mjaft i rëndë që do ta mbajë larg fushës së blertë për 7-9 muaj. Ndërkohë, FIFA do të dëmshpërblejë Barcelonën me miliona euro. Mësohet se FIFA do të paguajë 20’548 në ditë klubin katalanas, duke qenë se lojtari u dëmtua gjatë grumbullimit me Kombëtaren./Halit Delibashi-Sport Ekspres/