“Shikojeni, do ta bëj gol”! Përpara se Rei Manaj të godiste nga goditja e dënimit, në golin që shënoi, një prej tifozëve të Sivaspor që gjendej pas porte, ka hapur videon dhe ka mbajtur një fjalim.
Të gjithë thonë se e dinin kur një lojtar shënon gol dhe për të shkuar një hap më larg, tifozi i Sivaspor ka hapur videon duke e faktuar sigurinë e tij mbi realizimin e Manajt. Në fakt, nuk ishte ndonjë gjetje e madhe pasi ky ishte goli i tretë radhazi për Manajn nga goditja e dënimit, duke shënuar në pozicione të përafërta. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/