“Eagle Cup” / Vllaznia – Verona është finalja e madhe e turneut, luhet mbrëmjen e sotme në “Shtëpinë e Futbollit”

Vllaznia – Hellas Verona është finalja e madhe e turneut “Eagle Cup”, që po organizohet për herë të parë në histori në vendin tonë.

Dy ndeshjet gjysmëfinale ishin shumë të luftuara dhe dhuruan emocione deri në minutën e fundit në “Shtëpinë e Futbollit”.

Hellas Verona – Dinamo Nigeria nuk prodhoi asnjë gol në kohën e rregullt dhe ekipet ju drejtuan penalltive, ku skuadra italiane triumfoi 4-2 dhe siguroi finalen.

Vllaznia fitoi me përmbysje ndaj Partizanit me rezultatin 2-1. Të kuqtë morën të parët avantazhin me Kazzem, ndërsa kuqeblutë përmbysën gjithçka me Kubazin dhe Zhurin, duke siguruar finalen.

Ndeshja finale e turneut “Eagle Cup”, Vllaznia – Hellas Verona, do të luhet mbrëmjen e sotme në “Shtëpinë e Futbollit”, në orën 20:00.

Rezultatet e gjysmëfinaleve:

Dinamo ACC FC Nigeria vs Verona  0-0 P(2-4)

Vllaznia vs Partizani 2-1

Finalja:

Hellas Verona vs Vllaznia, 14.06.2025, “Shtëpia e Futbollit”, ora 20:00