“Edhe ata e dinë që nuk e kanë të lehtë me ne”, Sane ndez sfidën: Mund t’i lëndojmë vërtetë spanjollët

Të premten do të luhet ajo që pa frikë mund të quhet ndryshe si finalja e parakohshme e EURO 2024-s. Gjermania do të përplaset me Spanjën në çerekfinale në një ndeshje që premton emocione të forta. “Furia e kuqe” është Kombëtarja më në formë për momentin dhe në kampin gjerman janë të vetëdijshëm për këtë fakt. Megjithatë, Sane ka deklaruar në konferencë për shtyp se edhe spanjollët e dinë se do të jetë e vështirë kundër Gjermanisë.

“E dimë që Spanja sulmon lart, por kjo gjithashtu na jep ne hapësirë. Do ta shohim se si do të funksionojë gjithçka të premten. Spanja po luan me shumë vetëbesim për momentin, por gjithashtu ata e dinë se nuk do të jetë e lehtë për ata. Dy skuadra shumë të forta do të përballen me njëra-tjetrën. Nëse do të kemi momentin në krahun tonë, mund t’i lëndojmë vërtetë spanjollët”, ka deklaruar Leroy Sane./Halit Delibashi-Sport Ekspres/