“Edhe guri do të qante”/ “Nuk do të ketë më kurrë një Toni Kroos”, Modriç i shkruan gjermanit: Kjo dashuri do të zgjasë përgjithmonë miku im

Toni Kroos i befasoi të gjithë ditën e djeshme duke bërë të ditur se i jep fund karrierës pas Kampionatit Evropin. Pas kësaj, gjermani mori mesazhe të shumta nga bashkë lojtarët e tij nga Real Madrid, ku mes tyre, më emocionuesi erdhi nga Luka Modric.

“Jui keni cilësi që ju bëjnë unik dhe të veçantë. Nuk do të ketë më kurrë një Toni Kroos”, ka shkruar ndër të tjera Modric. Ndërkohë gjermani i është përgjigjur menjëherë shokut të ekipit. “Sa shumë kujtime, wow. Kjo dashuri do të zgjasë përgjithmonë miku im”, ka thënë Kroos. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/