Cassano njihet për deklaratat e tij kontroverse dhe tejkaloi çdo limit në kohët e fundit me fjalët e thëna për Interin. “Edhe nëse do të fitojnë Champions League, prapë kanë bërë një sezon mu.. Di Matteo fitoi Champions, por pastaj e la punën e trajnerit, nuk stërviti më. Për mua nuk ndryshon gjë edhe nëse Inzaghi fiton Champions, ajo që po ndodh javët e fundit është ajo që unë kam folur për një kohë të gjatë. Pastaj dëgjoj ato ankesat për rivënien anësore, e hodhi para apo mbrapa”, tha Cassano.
Ky i fundit ka analizuar sërish zikaltërit dhe nuk ka kthyer mbrapsht asnjë fjalë të thënë. “Si tifoz, dua të kaloj Interi, por edhe nëse e fiton, prapë kanë pasur sezon katastrofë. Do ta shpjegoj pse. Sepse me ekipin më të mirë në katër vitet e fundit, kanë hedhur poshtë 3 kampionate. Champions-in e fitoi edhe Di Matteo apo Mourinho me autobuzin para porte. Me Bayernin shkoi mirë, shpresoj të ndodh kështu edhe me Barcelonën dhe të shkojnë në finale”, tha Cassano. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/