Seno Fishta, një podcaster i njohur në Shqipëri ishte i ftuar në emisionin “Mega Sport” që transmetohet në “A2 CNN”. Ai ka folur sa i përket situatës së Vllaznisë dhe Tiranës, me shkodranët që sipas Senos kanë mundësinë jo vetëm për të fituar titullin, por për ta siguruar që tani me një diferencë të madhe pikësh.
“Këtë vit Vllaznia ka potencialin për të krijuar diferencën e pikëve, por ka edhe arsye të tjera që ndikojnë te Vllaznia. Flitet përshembull për pak krizë financiare, si në cdo klub tjetër shqiptar. Tirana? Sado vështirësi ka pasur edhe më përpara, vetëm me grintën e saj, qëndronte në lojë. Nuk duhet të jetë biznes familjar, pasi edhe nëse një hap një burektore, nëse vendos djalin tënd aty dhe ai kthen gabim kusurin, e heq prej aty”, tha Seno Fishta. /Sport Ekspres/