“Edhe nëse mbledhim 11 miq të mitë në rrugë, nuk i kalon dot lehtë”, sulmuesi i Kroacisë pas ndeshjes me Shqipërinë

Shqipëria arrit të merrte një barazim 2-2 kundër Kroacisë falë një goli të shënuar në minutën e 95 të takimit. Andrej Kramariçi është shprehur në media se ishte shumë e vështirë të depërtoje mbrojtjen e kuqezinjve në pjesën e parë të lojës. Sulmuesi kroat ka thënë se edhe nëse do të kishin krijuar një ekip me miqtë e tij, do të jetë e vështirë për t’i thyer në mbrojtje.

“Nuk ishte e lehtë të luaje pjesën e parë kundër një blloku të tillë. Nuk është e lehtë të kalosh vijën e pasme në futboll. Edhe nëse mbledhim 11 miqtë e mi në rrugë, nuk është e lehtë t’i depërtosh, përveç nëse e keni Lionel Mesin në ekipin tuaj. Terreni ishte i thatë dhe i ngadaltë, gjë që e bënte të pamundur krijimin. Në pjesën e dytë ishim më dominues, më agresivë. Po hapej shumë hapësirë. Me meritë e përmbysëm rezultatin dhe kaluam në epërsi”, ka deklaruar Andrej Kramariçi./Halit Delibashi-Sport Ekspres/