“Edhe njëherë faleminderit legjendë”! Armando Broja i dedikon një shkrim Odise Roshit: Ishe si vëlla i madh për mua

Odise Roshi nuk do të jetë më pjesë e Kombëtares tonë. Lojtari ka zgjedhur që të tërhiqet nga Shqipëria, ndërsa pak ditë më parë u bë edhe ceremonia e tij e largimit dhe falenderimit. Ndërkohë sulmuesi i Shqipërisë, Armando Broja, ka zgjedhur që t’i dedikojë një shkrim të veçantë Odise Roshit në rrjetet sociale.

“Faleminderit shumë për cdo gjë, ti ishe si një vëlla i madh për mua. Ke bërë shumë për Kombëtaren, do të kem gjithmonë respekt për ty si njeri dhe si lojtar. Edhe njëherë faleminderit legjend”, shkruan Broja. /Sport Ekspres/