“Edhe pse jam i lidhur me Barcelonën, nuk mund të gënjej”! Rivaldo i heq kapelen madrilenëve: Real Madridi është shumë përpara

Florentino Perez e bëri Real Madridin një “makineri të vërtetë”. Mbretërit, sidomos në skenën europiane, prej vitesh kanë shkelur gjithçka që kanë pasur përballë dhe tashmë kanë marrë duartrokitjet nga njerëzit që luanin me fanellën e rivalit të tyre më të madh, Barcelonës. Ikona braziliane Rivaldo, e konsideron Realin superior karshi Barcelonës.

“Edhe pse jam vërtet i lidhur me Barcelonën, nuk mund të gënjej. Real Madridi është shumë përpara”, shprehet Rivaldo dhe vazhdon: “Nëse Nico Ëilliams do të nënshkruante për Barcelonën, do të ishte një gjë pozitive, por mendoj se nevojiten më shumë përforcime për të krijuar një ekip që do të magjepsë botën”, tha Rivaldo. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/