Edon Zhegrova ka gëzuar të gjithë shqiptarët në mëngjesin e sotëm. Futbollisti shqiptar i Kosovës nënshkroi për Juventusin në Serinë A, ndërsa pas marrëveshjes së FSHF me Federatën Italiane të Futbollit që lojtarët shqiptarë të mos konsiderohen më të huaj në Itali, Zhegrova u pajis me pasaportën shqiptate dhe kështu firmosi te bardhezinjtë. Ndërkohë pasi hodhi firmën te Juventusi, Zhegrova hodhi firmën edhe mbi flamurin e UÇK te një tifozi që gjendej aty për ta pritur. /Sport Ekspres/