Egnatia e fillon punën me mbajtjen e pjesës së rëndësishme, Albano Aleksi nuk largohet 

Egnatia e ka filluar menjëherë punën për sezonin e ardhshëm. Kjo skuadër nuk ka kohë për të humbur, teksa do të përfaqësojë Shqipërinë në Champions League, ndërsa në këtë moment po shikon organikën e ekipit. Puna fillon duke mbajtur pjesën kryesore të ekipit, ndërsa tani ka ardhur zyrtarizimi i qëndrimit të Albano Aleksit edhe për 3 vite të tjera. 

“Albano Aleksi qëndron tek kampionët! 

Kemi kënaqësinë t’ju njoftojmë se kontrata me mesfushorin është rinovuar për 3 vjet të tjera. 

Suksese!”, shkruan ekipi i Egnatias. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/